Publikime

SOCIETY AND POLITICS

Society & Politics është një revistë që kombinon publikimin online me atë të printuar që ka për qëllim të nxisë analizën dhe reflektimin mbi sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare, dhe me gjerë, në kushtet e një fluiditeti të vazhdueshëm të sistemit të vlerave.

BOOKS REVIEW

“Sami Frashëri Books Review” është një hapësirë e dedikuar për recensimin e librave më cilësorë që botohen në hapësirën shqiptare. Kjo revistë synon nxitjen e debatit mbi librin dhe promovimin e rolit të librit në zhvillimet shoqërore. 

Mediterranean Societies

Mediterranean Societies është një revistë shkencore multidisiplinore që publikohet nga ISP ‘Sami Frashëri’ dhe Shtëpia Botuese ‘Ars & Academic Publishing’ me ISSN në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Qëllimi i revistës është të botojë kërkime shkencore me cilësi të lartë, me karakter teorik dhe empirik, që adresojnë çështje që lidhen me rajonin e gjerë të Mesdheut.

Konferenca

‘Sami Frashëri’ Conferences janë konferenca shkencore periodike dedikuar çështjeve me rëndësi të veçantë të organizuara nga ISP ‘Sami Frashëri’ dhe Ars & Academic Publishings, në bashkëpunim me partnerë të tjerë të angazhuar në fushën e arsimimit dhe kërkimit shkencor. Konferencat organizohen dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë, dhe kanë si synim nxitjen e kërkimit shkencor, promovimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet kërkuesve shkencorë dhe nxitjen e shkëmbimit ndërmjet komuniteteve akademike në rajon dhe më gjerë.