Sondazhe

BUSULLA POLITIKE

Busulla politike është një model që ju ndihmon për tu vetëpërcaktuar në spektrin e ideve politike.  Në kushtet e rizgjimit të ideologjive politike – dhe një zbrazëtie ideore në Shqipëri – ne besojmë se busulla politike do ju vijë në ndihmë të gjithëve për të krijuar një ide më të qartë se ku qëndrojnë politikisht. Ne përdorim një variant të përshtatur të modelit të Nolan me dy boshte që krijojnë një vlerësim shumëdimensional të qëndrimit tuaj mbi çështje të ekonomisë dhe vlerave sociale. Kjo do ju përmirësojë dijet ideologjike për të vlerësuar më mirë se ku qëndrojnë partitë politike dhe kandidatët në këtë spektër politik, duke përmirësuar aftësitë tuaja vendimmarrëse në procesin e votimit.  

Barometri Fetar

Barometri Fetar është një sondazh kombëtar për të matur demografinë fetare në Shqipëri, madhësinë e grupeve të ndryshme fetare dhe shpërndarjen e tyre. Ky sondazh eksploron besimet dhe praktikat fetare nëpërmjet një serie matjesh, të tilla si besimi në Zot dhe normat e pjesëmarrjes në shërbimet fetare. Po ashtu mat opinionin e anëtarët të grupeve të veçanta fetare për një sërë çështjesh shoqërore dhe politike, nga identifikimi me partitë dhe ideologjitë politike deri te pikëpamjet rreth seksualitetit, abortit, shkencës, etj. Ky sondazh përbën edhe një pikënisje për të ndjekur ndryshimet që ndodhin të shtrira në kohë ndërmjet grupeve fetare, zonave gjeografike dhe grupeve demografike.