Tirana turns into the Center of Ottoman Studies in June 2024

The Sami Frashëri Institute hosted the 25th international scientific symposium of the Comité International des Études Pré-Ottomanes et Ottomanes (International Committee for Pre-Ottoman and Ottoman Studies, CIÉPO) which took place from June 21st to June 24th, 2024, at the premises of the European University of Tirana and the Canadian Institute of Technology.

This symposium is the most significant scientific event held in the field of pre-Ottoman and Ottoman studies on an international level, attended by the most prominent scholars in the field. The symposium was one of the most important scientific activities ever held in Albania, with nearly 170 scholars participating from around the world and from prestigious universities including Harvard, Princeton, Oxford, Cambridge, and others.

The opening ceremony of the conference was attended by the Ambassador of the Republic of Turkey in Tirana, Mr. Tayyar Kağan Atay, the Ambassador of the Republic of Azerbaijan, Mr. Anar Huseynov, the Ambassador of the Republic of Bulgaria, Mr. Ivaylo Kirov, the Acting President of CIÉPO, Prof. Dr. İlhan Şahin, the President of the European University of Tirana, Prof. Dr. Selami Xhepa, the representative for foreign relations of the Canadian Institute of Technology, Prof. Dr. Reis Mulita, and the Director of the Balkan Studies Center at the New York University in Tirana, Prof. Dr. Cihan Özdemir.

The conference was addressed by the Ambassador of the Republic of Turkey, Mr. Atay, the President of UET, Prof. Xhepa, the President of CIÉPO, Prof. Şahin, the Chairman of the Board of the Sami Frashëri Institute, Dr. Ardian Muhaj, and Prof. Mulita from CIT.

Ambassador Atay praised the organization of such an event in Tirana, emphasizing the need for the development of such activities that shed light on our shared past and enable the creation of common perspectives as peoples who have shared a common history for centuries.

The President of UET, Prof. Xhepa, expressed his enthusiasm for hosting such an event at the European University of Tirana and expressed gratitude to CIÉPO for gathering dozens of scholars from the world’s best universities in Tirana.

The Director of Programs at the Sami Frashëri Institute, Dr. Vehap Kola, expressed the Institute’s gratitude for CIÉPO’s trust in entrusting the Sami Frashëri Institute with the organization of such a historic event that coincides with the 50th anniversary of the Comité International des Études Pré-Ottomanes et Ottomanes.

During the four days of the conference proceedings, scholars in the field shared their studies with each other. All sessions were followed with dedication and interaction by colleagues eager to share their scientific findings. The 25th CIÉPO symposium concluded with a visit of the international scholars to the historic city of Berat, a UNESCO protected city.

The International Committee for Pre-Ottoman and Ottoman Studies (CIÉPO) is a key academic institution dedicated to the study of historical periods preceding and including the Ottoman era. It supports, coordinates, and disseminates research across various humanistic disciplines such as history, philosophy, the history of religion, literature, and ethnology. CIÉPO is committed to inclusivity, welcoming scholars based on their contributions rather than nationality, fostering interdisciplinary dialogue and enhancing the understanding of Pre-Ottoman and Ottoman histories. Membership requires active participation in its symposia, emphasizing the importance of direct scholarly exchange.

CIÉPO organizes biennial symposia that are crucial events in the academic calendar for scholars in this field. These gatherings, since the first one in Naples in 1974, have significantly advanced the field by providing platforms for presenting research, discussing theoretical and methodological issues, and forming collaborative relationships. The recent symposium in Tirana in 2024 marks fifty years of CIÉPO’s contributions, showcasing its growth, adaptability to new academic challenges, and its ongoing commitment to enriching the study of Pre-Ottoman and Ottoman histories.

The Sami Frashëri Institute, based in Tirana, Albania, is a Civil Society Organization established in 2021. Inspired by the legacy of Sami Frashëri, a notable figure in Albanian renaissance literature and civic activism, the institute focuses on promoting democratic governance, civic participation, government accountability, the rule of law, and human rights. Founded by a group of academicians and public intellectuals, it encourages participation from all individuals committed to societal transformation in Albania.

The Institute’s mission includes conducting rigorous research, providing educational programs, engaging with the public, and disseminating research findings and policy recommendations. Its activities span political science, international relations, and relevant areas within the Albanian context. By fostering critical thinking and evidence-based decision-making, the institute aims to generate impactful knowledge and initiatives that benefit society, ultimately advancing Albania’s democratic structure and empowering individuals through education, public dialogue, and knowledge dissemination.

Tirana bëhet Qendra e Studimeve Osmane gjatë Qershorit 2024

Instituti Sami Frashëri mikëpriti me sukses simpoziumin e 25-të shkencor ndërkombëtar të Comité International des Études Pré-Ottomanes et Ottomanes (International Committee for Pre-Ottoman and Ottoman Studies, CIÉPO) që u zhvillua nga data 21 qershor deri më 24 qershor 2024 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe Institutit Kanadez të Teknologjisë.

Ky simpozium është aktiviteti më i rëndësishëm shkencor që mbahet në fushën e studimeve para osmane dhe osmane në nivel ndërkombëtar, ku marrin pjesë studiuesit më të njohur të fushës. Simpoziumi ishte një prej aktiviteteve shkencore më të rëndësishme të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri, ku morën pjesë pothuajse 170 studiues nga e gjithë bota dhe nga universitetet më të rëndësishme, përfshirë Harvard, Princeton, Oxford, Cambridge, Heidelberg, Vienna, METU, Instabul, Bilkent, Tokjo, Seul etj.

Në ceremoninë e hapjes së konferencës ishin të pranishëm Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Z. Tayyar Kağan Atay, Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit, Z. Anar Huseynov, Ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Z. Ivaylo Kirov, Presidenti në detyrë i CIÉPO, Prof. Dr. İlhan Şahin, Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Selami Xhepa, përfaqësuesi për marrëdhëniet me jashtë të Canadian Institute of Technology, Prof. Dr. Reis Mulita dhe Drejtori i Qendrës së Studimeve Ballkanike pranë Universitetit të New York në Tiranë, Prof. Dr. Cihan Özdemir.

Konferencën e përshëndetën Ambasadori i Republikës së Turqisë Z. Atay, Presidenti i UET, Prof. Xhepa, Presidenti i CIÉPO, Prof. Şahin, Kryetari i Bordit të Institutit Sami Frashëri Dr. Ardian Muhaj dhe Prof. Mulita nga CIT.

Ambasadori i Republikës së Turqisë Z. Atay e vlerësoi lart organizimin e një aktiviteti të tillë në Tiranë dhe vuri theksin në nevojën e zhvillimit të aktiviteteve të tilla që ndriçojnë të shkuarën tonë të përbashkët dhe na mundësojnë krijimin e perspektivave të përbashkëta si popuj që kemi bashkëndarë një histori të përbashkët në shekuj.

Presidenti i UET, Prof. Xhepa shprehu entuziazmin e tij për hostimin e një aktiviteti të tillë në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe shprehu mirënjohje për CIÉPO për grumbullimin në UET të dhjetëra studiuesve nga universitetet më të mira të botës në Tiranë.

Drejtori i Programeve në Institutin Sami Frashëri, Dr. Vehap Kola, shprehu mirënjohjen e Institutit për besimin që tregoi CIÉPO për t’i besuar Institutit Sami Frashëri organizimin e një eventi të tillë historik që korrespondon me 50-vjetorin e themelimit të Comité International des Études Pré-Ottomanes et Ottomanes.

Gjatë katër ditëve të zhvillimit të punimeve të konferencës, studiuesit e fushës bashkëndanë studimet e tyre me njëri-tjetrin. Të gjitha sesionet u ndoqën me dedikim dhe ndërveprim nga kolegët e etur për të ndarë gjetjet e tyre shkencore me njëri-tjetrin. Simpoziumi i 25-të i CIÉPO përmbyllet me një vizitë të studiuesve ndërkombëtarë në qytetin historik të Beratit, qytet i mbrojtur nga UNESCO.

Komiteti Ndërkombëtar për Studimet Para-Osmane dhe Osmane (CIÉPO) është një institucion akademik i rëndësishëm, i përkushtuar në studimin e periudhave historike që paraprijnë dhe përfshijnë epokën osmane. Ai mbështet, koordinon dhe shpërndan kërkime në disa disiplina humanistike, si historia, filozofia, historia e fesë, letërsia dhe etnologjia. CIÉPO është i angazhuar për gjithëpërfshirjen, duke mirëpritur studiues bazuar në kontributet e tyre dhe jo në përkatësinë kombëtare, duke nxitur dialog ndërdisiplinor dhe përmirësuar kuptimin e historive para-osmaniste dhe osmaniste. Anëtarësimi kërkon pjesëmarrje aktive në simpoziumet e tij, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të drejtpërdrejtë shkencor.

CIÉPO organizon simpoziume bienale që janë ngjarje kyçe në kalendarin akademik për studiuesit në këtë fushë. Këto mbledhje, që nga e para në Napoli në vitin 1974, kanë avancuar ndjeshëm fushën duke ofruar platforma për paraqitjen e kërkimeve, diskutimin e çështjeve teorike dhe metodologjike, dhe krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese. Simpoziumi i fundit në Tiranë në vitin 2024 shënon pesëdhjetë vjet të kontributeve të CIÉPO-s, duke treguar rritjen e tij, përshtatshmërinë ndaj sfidave të reja akademike dhe angazhimin e vazhdueshëm për pasurimin e studimeve para-osmaniste dhe osmaniste.

Instituti Sami Frashëri, me seli në Tiranë, Shqipëri, është një Organizatë e Shoqërisë Civile (OSHC) e themeluar në vitin 2021. I inspiruar nga trashëgimia e Sami Frashërit, një figurë e shquar në letërsinë e rilindjes shqiptare dhe aktivizmin qytetar, instituti fokusohet në promovimin e qeverisjes demokratike, pjesëmarrjes qytetare, llogaridhënies së qeverisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. I themeluar nga një grup akademikësh dhe intelektualësh publikë, ai inkurajon pjesëmarrjen e të gjithë individëve të angazhuar për transformimin shoqëror të Shqipërisë.

Misioni i Institutit përfshin zhvillimin e kërkimeve rigoroze, ofrimin e programeve arsimore, angazhimin me publikun dhe shpërndarjen e gjetjeve të kërkimeve dhe rekomandimeve të politikave. Aktivitetet e tij përfshijnë shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe fusha të tjera relevante brenda kontekstit shqiptar. Duke promovuar mendimin kritik dhe vendimmarrjen të bazuar në prova, instituti synon të gjenerojë njohuri dhe iniciativa që përfitojnë shoqërinë, duke avancuar strukturën demokratike të Shqipërisë dhe fuqizuar individët përmes edukimit, dialogut publik dhe shpërndarjes së njohurive.





Sami Frasheri Institute
Rruga Pjeter Budi,
Qyteti Studenti, Tiranë