Trajnime

1. Public Speaking & Speech writing

Komunikimi ka qenë gjithmonë një prej karakteristikave themelore të shoqërisë njerëzore. Sot, komunikimi efektiv është parakusht për zhvillimin tuaj profesional sepse thelbi nuk është ajo që thoni, por ajo që të tjerët dëgjojnë. Prandaj zotërimi i teknikave të të shkruarit të të folurit publik për t’i bërë fjalimet bindëse, të kuptueshme dhe të paharrueshme, është i domosdoshëm.

Në këtë kurs ne ndjekim një qasje më sistematike, duke u fokusuar në formën dhe përmbajtjen e të folurit. Ne ju ndihmojmë se si të strukturoni idetë, faktet, argumentet në një histori logjike dhe bindëse duke përdorur një strukturë narrative. Ky kurs mbulon bazat e shkrimit të fjalimit, organizimit, argumentimit dhe gjuhës. Brenda tri javëve të një trajnimi intensiv ju do të jeni në gjendje të shkruani dhe jepni fjalime të paharrueshme!

2. Research & Publication

Një program gjithëpërfshirës që përshkon tv gjithë ciklin e kërkimit. Nga hulumtimi në publikim kalon përmes ngritjes së një problemi, zgjedhjes së pyetjes/ve kërkimore, përzgjedhjes së metodës kërkimore dhe modelit, përpunimit të të dhënave, shkrimit të raportit/ artikullit dhe publikimit të tij. Nëse nuk keni bërë një kurs universitar në metodat shkencore të kërkimit, ky kurs intensiv tri javor ju krijon mundësinë t’iu qaseni çështjeve në pikëpamje shkencore.  

3. Geopolitics & Strategic Thinking

Gjeopolitika është një mënyrë e të menduarit sistematik për efektet e gjeografisë në politikën dhe sjelljen njerëzore. Premisa e saj është se karakteristikat e pandryshueshme të botës fizike në të cilën jetojmë kushtëzojnë sjelljen dhe ndërveprimet njerëzore. Në këtë pikëpamje, gjeografia ka një ndikim vendimtar në interesat dhe veprimet e kombeve dhe popujve. Ky kurs intensiv tre javor do ju aftësojë se si të mendoni strategjikisht në kushtet e kufizimeve gjeografike.

4. Advanced School of Applied Technology

Shkolla e Avancuar e Teknologjisë së Aplikuar (Advanced School of Applied Technology)  </asat> është një projekt pilot i Institutit ‘Sami Frashëri’, për tu përfshirë në krijimin e një komuniteti ‘mendimtarësh’ dhe teknicinësh dixhital në kushtet e transformimit dixhital të shoqërisë. </asat> po adreson mungesën ekstreme të profesionistëve në fushën e teknologjisë në Shqipëri dhe më gjerë duke ofruar programe të përshpejtuara të karrierës të përbëra nga arsimimi dhe përvoja pune të paguara. Misioni ynë është të trajnojmë profesionistë të teknologjisë së re për të forcuar grupin e talenteve të së ardhmes. Barra e kostos së programeve tona të karrierës ndahet ndërmjet përfituesve të trajnimit dhe rrjetit tonë të kompanive që punësojnë studentët tanë si dhe bizneseve dashamirëse që duan të ndihmojnë në krijimin e një komuniteti te kualifikuar koduesish.

Trajnim për Zhvillimin e Softuerit – 3 muaj

U jep mundësi 25-30 individëve të studiojnë zhvillimin e softuerëve me kohë të plotë për 3 muaj. Instruktorët tanë janë disa nga zhvilluesit më të respektuar. Mësimi i teorisë së kodit është vetëm baza, instruktorët tanë do t’ju trajnojnë se si të punoni në një ekip në jetën reale dhe si të ofroni softuer pune për kompanitë e teknologjisë gjatë trajnimit tuaj.

Punësimi

Pasi të keni përfunduar me sukses trajnimin 3 mujor ne e dimë që jeni gati për të nisur karrierën tuaj si zhvillues softuerësh. Ne jemi kaq të sigurt që po ju ofrojmë një punë, të garantuar, sapo të keni mbaruar me trajnimin tuaj.