NE JEMI

Misioni i Instituti të Studimeve Politike “Sami Frashëri”

Instituti i Studimeve Politike ‘Sami Frashëri’ është një qendër kërkimore me karakter edukativ, studimor dhe konsultativ që e zhvillon veprimtarinë si Organizatë Jo-fitimprurëse (OJF). Misioni i Institutit është i trefishtë:

I

Të formulojë, promovojë dhe të nxisë debatin mbi ndryshimet dinamike në kontekstin gjeostrategjik, me fokus pozitën e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit; të ofrojë dhe promovojë ide inovative për nxitjen e harmonizimit të politikave shqiptare dhe bashkëpunimit politik ndërmjet aktorëve të rajonit, të promovojë pikëpamje alternative ndaj qasjeve hegjemone për një Ballkan në paqe.  

II

Të formulojë, promovojë dhe të nxisë debatin publik rreth politikave publike konservatore të mbështetura mbi parimet e sipërmarrjes së lirë, qeverisë së kufizuar, vlerave tradicionale shqiptare dhe nxitjes së një ndjenje të fortë kombëtare;

III

Të kontribuojë në edukimin e një elite sipërmarrësish dhe vendim-marrësish që udhëhiqen në veprimtarinë e tyre nga respekti për virtytet e shoqërisë tradicionale,  familjes, respektit ndaj besimit fetar, pronësisë individuale dhe komunitare.


Stafi

Dr. Ardian Muhaj është pedagog në Institutin e Historisë në Tiranë. Ai ka kryer studimet e PHD   në Histori Mesjete, Universiteti i Lisbonës (2014). Që nga viti 2007 është Anëtar Korrespondent i Akademisë Portugeze të Historisë (Academia Portuguesa da História).  

Ai është autor librash dhe artikujsh të botuar në revista shkencore, në Shqipëri, Portugali, Spanjë, Kosovë, Turqi, Itali, SHBA dhe gjetkë. Ai është i angazhuar në mënyrë aktive në mediat dhe shtypin shqiptar si opinionist dhe aktivist politik me fokus gjeopolitikën ballkanike dhe mesdhetare.


Dr. Mentor Beqa është profesor i politikës ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai është diplomuar më së pari për Gazetari nga Universiteti i Tiranës, më pas ka ndjekur studimet Master në Politikat Ndërkombëtare të Sigurisë në Universitetin e Gjenevës, ndërsa ka marrë gradën Doktor i Shkencave Politike në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti Europian i Tiranës.

Fusha e tij e ekspertizës përfshin politikat strategjike, politikat e sigurisë, teorinë politike me fokus teorinë e politikës ndërkombëtare, teorinë sociale, filozofinë e shkencës dhe metodat shkencore të kërkimit.

Dr. Beqa është autor i publikimeve të në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Po ashtu ai ka kontribuar me raporte të ndryshme në politikat publike në kuadër të projekteve, kombëtar, rajonal apo ndërkombëtar.   

Dr. Beqa ka mbajtur disa funksione publike si ai i Këshilltarit dhe Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes gjatë viteve 2009 -2013 dhe Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm në vitin 2017. Ai ka punuar gjatë viteve 2002-2007 si gazetar dhe drejtues në disa media të rëndësishme të vendit.


Vehap Kola është pedagog i shkencave organizative dhe shoqërore në University of New York at Tirana (UNYT). Ai është kandiat per Ph.D. në fushën e Studimeve Organizative në Universitetin e Marmarasë në Stamboll, ndërsa studimet universitare në Financë i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës.  

Z. Kola vjen nga një përvojë e konsiderueshme në konsulencë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, marrëdhëniet me investitorët dhe marrëdhëniet publike. Interesat e tij kërkimore përfshijnë ekonominë, gjeo-ekonominë, investimet e huaja direkte etj.

Vehap Kola është i pranishëm në debatin publik në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni përmes editorialeve në shtyp dhe komentet e tij për mediat e reja. Krahas përvojës profesionale në sektorin privat dhe akademi, ai njihet si aktivist civil dhe ka organizuar e marrë pjesë një sërë nismash qytetare e komunitare siç janë protestat qytetare kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.